eso1350sq — Publikim i Organizatës

U inaugurua zgjerimi i Zyrave Qëndrore të ESO-s

U hapën zyra të reja tek Zyrat Qendrore të ESO-s në Garching

05 Dhjetor 2013

Më 4 dhjetor 2013, tek Zyrat Qendrore të ESO-s në Garching të Mynih-ut në Gjermani u mbajt ceremonia e inaugurimit zyrtar për zyrat e reja shtesë. Ky festim u mbajt nga anëtarët e këshillit të ESO-s, autoriteteve lokale, dhe arkitektëve Auer+Wrber+Assoziierte, kontraktuesi i përgjithshëm BAM Deutschland AG dhe grupi i menaxhimit të ESO-s.

Hapja e këtij zgjerimi shënon një ditë të rëndësishme në historinë e ESO-s që do të sjellë së bashku të gjithë stafin e ESO-s që ndodhet në Garching, duke lehtësuar punën në grup, gjithashtu do të jetë vendi i ndërtimit, testimit dhe përmirësimit të instrumenteve më të avancuara teknike të ESO-s. Një pjesë të kontributit për ndërtimin e kësaj shtesë u bë e mundur nga Ministria e Shkencave.

Këto dy ndërtesa – një ndërtesë me zyra me 10 300 metra katror dhe një ndërtesë për pajisje teknologjike me 2900 metra katror – si dhe rrethinat e tyre mbulojnë më shumë se dyfishin e sipërfaqes që zinin Zyrat Qendrore të mëparshme të ESO-s. Kjo hapësirë shtesë nevojitej shumë sepse stafi i ESO-s ishte i shpërndarë nëpër pika të ndryshme në zonën e kampit në Garching.

Për më tepër, duke pasur parasysh projektin e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh, ESO-s do ti duhet një vend i posaçëm për të rejat teknologjike që do të kërkojë ky projekt ambicioz. Një ndërtesë për proceset teknike – e cila do të jetë vendi ku do të ndodhet një nga arkivat më të mëdha në botë ku do të ruhen informacione në lidhje me fushën e astronomisë – pjesa më kryesore e saj.

Dy ndërtesat së bashku me urën që i lidh të dyja me Zyrat Qendrore ekzistuese u projektuan nga arkitektët Auer+Weber+Assoziierte pas disa planeve që u propozuan si pjesë e një konkursi. Kjo firmë gjithashtu projektoi Rezidencën tek Observatori i ESO-s në Paranal në Kili, i cili ishte mbajtës i Çmimit LEAF në 2004 dhe Çmimit tjetër “Cityscape Architectural Review” në vitin 2005.

Ky zgjerim u projektua në ngjashmëri me ndërtesat origjinale. Ndërtesa ku do të ndodhen zyrat, e cila ndjek po të njëjtën formë të harkuar, shfrytëzon në një kohë të gjatë dritën natyrale dhe ka dy oborre të brendshme. Ndërtesa teknike është një cilindër me një diametër gati të njëjtë me pasqyrën prej 39 metrash të pasqyrës kryesore të E-ELT-së.

Të dy ndërtesat janë quajtur ndërtesa jeshile meqë konsumimi i energjisë do të jetë shumë i ulët në krahasim me ndërtesat e këtyre përmasave. Kjo është për shkak të izolimit të mirë të fasadës si dhe për shkak se ndërtesa ngrohet dhe ftohet me anën e teknologjisë së tubave të ujit brenda betoneve të ndërtesës – për të cilat uji i tokës përdoret së bashku me një pompë nxehtësie – dhe ushqehet me ngrohje qendrore me ujë të nxehtë gjeotermal.

Kjo shtesë – ndërtimi i saj nisi në Janar 2012 – shënoi një hap të rëndësishëm përpara në evolimin konstant të ESO-s.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më unikët në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Christoph Haupt
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6310
E-mail: chaupt@eso.org

Lars Lindberg Christensen
Head, ESO education and Public Outreach Department
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6761
Cel: +49 173 3872 621
E-mail: lars@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1350.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1350sq

Fotografitë

The ESO Headquarters extension
The ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
Ribbon-cutting ceremony at the inauguration of the ESO Headquarters  extension
Ribbon-cutting ceremony at the inauguration of the ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
The ESO Headquarters extension
The ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
The new ESO technical building
The new ESO technical building
vetëm në Anglisht
A view of the ESO Headquarters extension
A view of the ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
The ESO Headquarters extension seen from afar
The ESO Headquarters extension seen from afar
vetëm në Anglisht
The new ESO office and conference building
The new ESO office and conference building
vetëm në Anglisht
The new ESO office and conference building
The new ESO office and conference building
vetëm në Anglisht
The new ESO technical building
The new ESO technical building
vetëm në Anglisht
A view of the ESO Headquarters extension
A view of the ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
The new ESO Headquarters extension
The new ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht

Videot

Time-lapse video sequence showing the construction of the ESO Headquarters extension
Time-lapse video sequence showing the construction of the ESO Headquarters extension
vetëm në Anglisht
Time-lapse video sequence showing the construction of ESO technical building
Time-lapse video sequence showing the construction of ESO technical building
vetëm në Anglisht

Shih dhe