eso1402sq — Publikim shkencor

Planeti i parë i gjetur rrotull një ylli binjak me Diellin në një grumbullim yjor

U gjetën tre planetë të rinj tek Messier 67 pas 3 vitesh kërkim me HARPS

15 Janar 2014

Astronomët e kanë përdorur kërkuesin e planetëve HARPS të ESO-s në Kili, së bashku me teleskopët e tjerë nëpër botë, për të zbuluar tre planetë që rrotullohen rreth yjeve të Messier 67. Së bashku më shumë se një mijë planetë jasht sistemit tonë diellor janë konfirmuar të kenë planetë, vetëm një pjesë shumë e vogël prej tyre janë gjetur në grumbullimet yjore. Një nga këta planetë jasht sistemit diellor po rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin – një yll që është gati identik me Diellin në të gjitha aspektet.

Është parë që planetët, që rrotullohen rreth yjeve jasht Sistemit tonë Diellor, janë shumë të zakonshëm. Është parë që këto ekzoplanetë rrotullohen rreth yjeve të moshave dhe përbëjeve kimike të ndryshme dhe janë të shpërndarë nëpër qiell. Por, deri më sot, shumë pak planetë janë gjetur brenda grumbullimeve yjore [1]. Kjo është e veçantë dhe dihet se humë yje kanë lindur brenda këtyre grumbullimeve. Astronomët mendojnë se mos ka ndonjë ndryshim midis formimit të planetëve në grumbullimet yjore që shpjegon këtë pakicë planetësh tek yjet e grumbullimeve.

Anna Brucalassi (Max Planck Institute for Extraterrestrial Physics, Garching, Germany), autore kryesore e këtij kërkimi të ri, dhe skuadra e saj donin të gjenin më shumë. “Yjet, në grumbullimin yjor Messier 67, kanë afërsisht të njëjtën moshë dhe përbërje po ashtu si Dielli. Kjo e bën atë një laborator perfekt për të studiuar se sa planetë formohen në këtë vend të mbipopulluar, dhe a formohen ata pranë yjeve të vegjël apo yjeve masiv.”

Skuadra përdori instrumentin që kërkon planetë HARPS tek teleskopi i ESO-s 3.6 metra në Observatorin e La Silla-s. Këto rezultate u plotësuan me rezultatet e disa vëzhgimeve të tjera nga vende  të tjera nëpër botë [2]. Ata monitoruan me kujdes 88 yje të zjedhur të Messier 67 [3] për një periudhë 6-vjeçare për të parë lëvizjet shumë të vogla të yjeve për të zbuluar praninë e planetëve rrotull tyre.

Ky grumbullim ndodhet rreth 2500 vjet-dritë larg në konstelacionin e Gaforres (The Crab) dhe përmban 500 yje. Shumë nga yjet e grumbullimit janë më të zbehtë sesa ata që normalisht zgjidhen kur kërkohet për ekzoplanetë. Duke u munduar të detektohen sinjalet e dobta nga planetët e mundshëm e shtynë instrumentin HARPS në limitin e tij.

Tre planetë u zbuluan, dy prej të cilëve i rrotulloheshin yjeve të ngjashëm me Diellin tonë dhe i treti i rrotullohet një ylli masiv gjigand i kuq. Të dy planetët kanë një të tretën e masës së Jupiterit dhe i rrotullohen yllit të tyre në shtatë dhe pesë ditë respektivisht. Planeti i tretë kërkon 122 ditë që të bëjë një rrotullim rreth yllit të tij me masë më të madhe se Jupiteri [4].

Planeti i parë u provua që i rrotulohej një ylli të veçantë – është një nga yjet më të ngjashëm më Diellin që është identifikuar deri më sot dhe është gati identik me Diellin (eso1337) [5]. Është ylli i parë binjak me Diellin i gjetur në një grumbullim yjor që ka të paktën një planet.

Dy nga tre planetët janë “Jupiterianë të nxehtë” – planetë që krahasohen me Jupiterin në përmasa, por shumë më afër yllit të tyre dhe si rrjedhim më të nxehtë. Që të tre janë më afër yjeve të tyre sesa zona e banueshme në të cilën uji mund të ekzistojë në gjendjen e tij të lëngët.

“ Këto rezultate të reja tregojnë se planetët në grumbullimete hapura janë po aq të zakonshëm sa edhe në yjet e vetmuara – por ata nuk janë të lehtë për tu gjetur,” shton Luca Pasquini (ESO, Garching, Germany), bashkë autor i këtij botimi [6]. “Rezultatet e reja janë në kontrast me punën e mëparshme e cila dështoi në gjeten e planetëve tek grumbullimet yjore, por bie dakort me disa vrojtime më të mëvonshme. Ne po vazhdojmë ta vëzhgojmë këtë grumbullim pë të gjetur se si yjet me dhe pa planetë ndryshojnë në masë dhe në përbërje kimike.”

Shënime

[1] Grumbullimet ndahen ne dy kategori kryesore. Grumbullime të hapura janë grupe yjesh që janë formuar së bashku nga një re gazi e pluhuri në një të kaluar e afët. Ata gjenden kryesisht në krahët e galaktikave si Rruga jonë e Qumështit. Grupi tjetër, grumbullimet sferike, janë shumë më të mëdha me shumë më tepër yje e shumë më të vjetër të cilët rrotullohen rreth qendrës së galaktikës. Pavarësisht nga kërkimet e kujdesshme asnjë planet nuk është gjetur tek këto dhe më pak se 6 ekzoplanetë janë gjetur tek grumbullimet e hapura. Ekzoplanetët gjithashtu janë gjetur dy vitet e fundit në grumbullimet e hapura NGC6811 dhe Messier 44, më vonë u gjetdhe një tjetër tek grumbullimi i hapur Hyades.

[2] Për këtë punim u përdorën dhe vrojtimet e bëra me instrumentin SOPHIE në Observatorin “de Haute-Provence” në Francë, me Teleskopin Zviceran 1.2-metra Leonhard Euler në Observatorin e La Silla-s në Kili dhe me Teleskopin Hobby Eberly në Texas, USA.

[3] Shumë grumbullime të hapura shpërndahen pas disa dhjetra milion vitesh. Sidoqoftë, grumbullimet që formohen me një densitet të lartë yjesh mund të qëndrojnë së bashku për një kohë shumë më të gjatë. Messier 67 është një shembull i një grumbullimi të hapur me një jetë të gjatë dhe është një nga grumbullimet e afërta më të studiuara.

[4] Matjet e masave të ekzoplanetëve duke përdorur shpejtësitë radiale nuk janë shumë të sakta: Ekzoplaneti mund të ketë një masë më të madhe nëse orbita e tij është e pjerrët, ndërsa efekti që ne shohim është i një objekti me masë më të vogël.

[5] Binjakët e Diellit, yjet analogë me Diellin dhe yjet e tipit të Diellit janë kategori yjesh sipas ngjashmërisë së tyre me Diellin. Binjakët e Diellit janë më të ngjashmit me Diellin, meqë ata kanë masa, temperatura, dhe sasi elementesh kimike shumë të ngjashme me Diellin. Binjakët e Diellit janë shumë të rrallë, por yjet, që i përkasin klasifikimeve të tjera, që kanë një ngjashmëri më të vogël me Diellin, janë më të zakonshëm.

[6] Kjo përqindje e gjetur prej 3 planetësh në 88 yje të marrë për studim në Messier 67 është pranë mesatares së përqindjes së yjeve të cilët nuk janë anëtarë të grumbullimeve.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një botim të quajtur “Three planetary companions around M67 stars“, nga A. Brucalassi et al., dhe do të shfaqet në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Grupi kërkimor përbëhet nga A. Brucalassi (Max-Planck-Institut für extraterrestrische Physik, Garching, Germany [MPE]; Sternwarte, Munich, Germany), L. Pasquini (ESO, Garching, Germany), R. Saglia (MPE; Sternwarte), M.T. Ruiz (Universidad de Chile, Santiago, Chile), P. Bonifacio (GEPI, Observatoire de Paris, CNRS, Univ. Paris Diderot, France), L. R. Bedin (INAF - Osservatorio Astronomico di Padova, Padova, Italy), K. Biazzo (INAF - Osservatorio Astronomico di Catania, Catania, Italy), C. Melo (ESO, Santiago, Chile), C. Lovis (Observatoire de Geneve, Sëitzerland) dhe S. Randich (INAF - Osservatorio Astrofisico di Arcetri, Florence, Italy).

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë me diametër 39 metra që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Anna Brucalassi
Max Planck Institut for Extraterrestrial Physics
Garching, Germany
Tel: +49 89 30000 3022
E-mail: abrucala@mpe.mpg.de

Luca Pasquini
ESO
Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6792
E-mail: lpasquin@eso.org

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1402.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1402sq
Emri:Messier 67
Tipi:• Milky Way : Star : Grouping : Cluster : Open
• X - Star Clusters
Facility:ESO 3.6-metre telescope
Science data:2014A&A...561L...9B

Fotografitë

Artist's impression of an exoplanet orbiting a star in the cluster Messier 67
Artist's impression of an exoplanet orbiting a star in the cluster Messier 67
vetëm në Anglisht
The star cluster Messier 67 in the constellation of Cancer
The star cluster Messier 67 in the constellation of Cancer
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the open star cluster Messier 67
Wide-field view of the open star cluster Messier 67
vetëm në Anglisht

Videot

ESOcast 62: Three planets found in star cluster
ESOcast 62: Three planets found in star cluster
vetëm në Anglisht
Zooming in on the star cluster Messier 67
Zooming in on the star cluster Messier 67
vetëm në Anglisht
Flying through the star cluster Messier 67
Flying through the star cluster Messier 67
vetëm në Anglisht
Flying through the star cluster Messier 67 (annotated)
Flying through the star cluster Messier 67 (annotated)
vetëm në Anglisht
Panning across the star cluster Messier 67
Panning across the star cluster Messier 67
vetëm në Anglisht

Shih dhe