eso1403sq — Foto për publikim

Një foto-shembull nga thesari i Teleskopit Kërkimor

Fotografi e Mjegullnajës Lagoon nga VST

22 Janar 2014

Teleskopi Kërkimor (VST) i VLT në Observatorin e Paranal-it në Kili ka kapur këtë pamje të detajuar të Mjegullnajës Lagoon, Kjo re gjigande prej gazi e pluhuri po krijon yje të rinj e të ndritshëm në mënyrë intensive. Ajo është shtëpia e grumbullimeve yjore të reja. Kjo fotografi është një pjesë e vogël e njërës prej 11 kërkimeve publike të qiellit që tani është në progres duke përdorur teleskopët e ESO-s. Së bashku këto janë duke krijuar një trashëgimi të dhënash për komunitetin global të astronomisë.

Mjegullnaja Lagoon është një objekt intrigues që ndodhet 5000 vite-dritë larg nesh në konstelacionin e Shigjetarit (the Archer). Gjithashtu i njohur si Messier 8, ajo është një re gjigande me përmasa 100 vite-dritë, ku fromohen yje të rinj nëpër shtëllungat e pluhurit e gazit [1]. Kjo fotografi e gjerë prej 17 000 pikselash nga Teleskopi Kërkimor (VST) i VLT-së, është njëri nga dy teleskopët kërkimorë në Observatorin e ESO-s në Paranal në Kilin e veriut. Një version i zmadhueshëm i fotografisë i lejon shikuesve për të eksploruar shumë veçori  të këtij objekti mbresëlënës.

VST nuk ishte pozicionuar drejt kësaj mjegullnaje me ndonjë qëllim, ajo thjesht u përfshi në një kërkim të madh të quajtur VPHAS+ që mbulon një zonë shumë më të madhe të Rrugës së Qumështit. VPHAS+ është një nga tre kërkimet që VST kryen me dritë të dukshme. Këto janë plotësuar nga gjashtë kërkime me infra të kuqe me teleskopin kërkimor VISTA.

Këtij kërkimi po i adresohen shumë pyetje të rëndësishme të astronomisë moderne. Këto përfshijnë natyrën e energjisë së errët, kërkimin për kuazarë të shndërritshëm në Universin e hershëm, kërkimin për objekte të fshehura dhe jo të zakonshme në Rrugën e Qumështit, studimin me shumë detaje të Reve të Magalanit, si dhe shumë të tjera. Historia tregon që kërkimi shpesh herë gjen gjëra që janë të papritura dhe këto surpriza janë të rëndësishme për të ecur pwrpara në kërkimin rreth astronomisë.

Përveç nëntë kërkimeve fotografike me VISTA dhe VST ka gjithashtu dhe dy kërkime shtesë që janë në progres duke përdorur teleskopët e ESO-s. Njëri, Kërkimi Gaia-ESO, po përdor Teleskopin shumë të Madh në Paranal për të krijuar hartën e më shumë se 100 000 yjeve të Rrugën e Qumështit, dhe tjetri (PESSTO) po ndjek objekte të përkohshme siç janë supernovat duke përdorur teleskopin me Teknologji të re në La silla [2].

Disa nga këto kërkime filluan  në 2010, dhe disa tani vonë, por të dhënat nga të gjitha këto po bëhen tani publike dhe janë të arritshme nga të gjithë astronomët rrotull botës nëpërmjet arkivit të ESO-s [3].

Megjithëse ato janë akoma në progres, që tani kërkimet po i lejojnë astronomëve të bëjnë shumë zbulime. Vetëm pak nga këto rezultate përfshijnë një grumbullim të ri yjesh të gjetur në kërkimin VVV (eso1128, eso1141), harta më e mirë deri më sot e rrugës së Qumështit (eso1242, eso1339), një pamje shumë e thellë në infra të kuqe e qellit (eso1213) dhe, tani vonë, disa nga kuazarët më të largët të zbuluar deri më sot (nga kërkimi me VISTA VIKING).

Kërkimi Publik i ESO-s do të vazhdojë për shumë vite, dhe vlera e trashëgimisë së tyre në fushën e astronomisë do të vazhdojë për shumë dekada në të ardhmen.

Shënime

[1] ESO ka prodhuar disa pamje mbresëlënëse të këtij objekti më parë – më e shqyara ishte një fotografi prej 370-megapikselësh si pjesë e projektit “GigaGalaxy Zoom” (eso0936) – dhe ka dhënë gjithashtu një pamje të re nga VISTA (Teleskopi Kërkimor që studion qiellin në dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe) kërkuesi VVV, i cili eksploroi misteret e “Lagoon” në dritën infra të kuqe (eso1101).

[2] Më shumë informacion rreth 11 kërkimeve janë të disponueshme këtu si dhe një informacion i plotë i gjendjes së tyre  si dhe rezultatet janë dhënë në një seksion më vete tek numri i fundit i Revistës Messenger të ESO-s.

[3] Janë të disponueshme gjithashtu të dhëna nga botimet e njëmbëdhjetë kërkimeve publike të ESO-s.

Më shumë informacion

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë me diametër 39 metra që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1403.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1403sq
Emri:Lagoon Nebula, Messier 8
Tipi:• Milky Way : Nebula : Type : Star Formation
• X - Nebulae
Facility:VLT Survey Telescope

Fotografitë

VST images the Lagoon Nebula
VST images the Lagoon Nebula
vetëm në Anglisht
The star formation region Messier 8 in the constellation of Sagittarius
The star formation region Messier 8 in the constellation of Sagittarius
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the Lagoon Nebula
Wide-field view of the Lagoon Nebula
vetëm në Anglisht
Excerpts from a VST image of the Lagoon Nebula
Excerpts from a VST image of the Lagoon Nebula
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on a new image of the Lagoon Nebula from the VST
Zooming in on a new image of the Lagoon Nebula from the VST
vetëm në Anglisht
Panning across a new image of the Lagoon Nebula from the VST
Panning across a new image of the Lagoon Nebula from the VST
vetëm në Anglisht

Shih dhe