eso1405sq — Publikim shkencor

Anatomia e një Asteroidi

05 Shkurt 2014

Teleskopi me Teknologji të re (NTT) i ESO-s u përdor për të gjetur prova mbi ndryshimet e dendësisë në brendësi të asteroidëve. Duke kryer matje shumë të sakta astronomët kanë gjetur që pjesë të ndryshme të asteroidit Itokawa kanë densitete të ndryshme. Gjithashtu duke zbuluar dhe sekretet e formimit të asteroidëve. Duke u njohur me strukturën e brendshme të asteroidëve mund kuptojmë se çfarë ndodh kur trupat në Sistemin Diellor përplasen me njëri-tjetrin si dhe të mësojmë mbi formimin e planetëve.

Duke përdorur vrojtime shumë të sakta  nga sipërfaqja e Tokës, Stephen Lowry (University of Kent, UK dhe kolegët e tij matën shpejtësinë e rrotullimit të asteroidit të afërt me Tokën (25143) Itokawa dhe se si ndryshon kjo shpejtësi në lidhje me kohën. Ata kombinuan këto matje të sakta me teoritë e fundit mbi rrezatimin e nxehtësisë tek asteroidët.

Ky asteroid i vogël dhe intrigues ka një formë të çuditshme ngjashëm me kikirikun, siç shihet nga anija kozmike Hayabusa në vitin 2005. Për të depërtuar në strukturën e tij të brendshme, grupi i Lowry-t përdori fotografi të mbledhuara nga viti 2001 deri në vitin 2003, nga Teleskopi me Teknologji të Re (NTT) në Observatorin e La Silla-s në Kili së bashku me fotografi të tjera [1], për të matur ndryshimin e ndriçimit të tij ndërkohë që ai rrotullohej. Këto të dhëna kohore u përdorën më vonë për të përcaktuar shumë saktë periodën e rrotullimit të asteroidit dhe duke përcaktuar se si ndryshon ajo në lidhje me kohën. Këto duke u kombinuar me formën e asteroidit i dhanë mundësi atyre të eksploronin brendinë e asteroidit – duke zbuluar kompleksitetin e bërthamës së tij për herë të parë [2].

“Kjo është hera e parë që ne kemi mundur të përcaktojmë se si është brendia e asteroidit,” shpjegon Lowry. “Ne mund të shohim që Itokawa ka një strukturë shumë të ndryshme në zona të ndryshme – kjo gjetje është një hap i rëndësishëm përpara në kuptimin tonë mbi trupat e ngurtë në Sistemin Diellor.”

Rrotullimi i një asteroidi dhe i trupave të tjerë qiellorë në hapsirë mund të ndikohet nga drita e Diellit. Ky fenomen, i njohur si efekti “Yarkovsky-O’Keefe-Radzievskii-Paddack (YORP)”, ndodh kur drita e thithur nga Dielli emetohet nga sipërfaqja e objektit në formën e nxehtësisë. Kur forma e astëroidit është shumë e çrregullt nxehtësia nuk rrezatohet në mënyrë uniforme duke krijuar një moment rrotullimi shumë të vogël por të vazhdueshëm si pasojë duke ndryshuar ritmin e rrotullimit të astëroidit [3], [4].

Grupi i Lowry-t mati që efekti YORP ishte duke përshpejtuar nga pak ritmin e rrotullimit të astëroidit Itokawa. Ndryshimi në periodën e rrotullimit është i vogël – afërsisht 0.045 sekonda në vit. Ky përfundim ndryshonte nga ajo që pritej dhe mund të shpjegohej vetëm nëse dy pjesët e asteroidit me formën e kikirikut do të kishin densitete të ndryshme.

Kjo është hera e parë që astronomët kanë gjetur prova për strukturën me densitet jo uniform të strukturës së brendshme të asteroidëve. Deri më sot, veçoritë e brendisë së asteroidëve mund të përcaktoheshin vetëm me matje të përafërta densiteti. Ky vështrim i shpejtë në brendinë e Itokawa ka çuar në shumë spekullime në lidhje me të dhënat e saj. Ky vështrim i shpejtë në brendinë e Itokawa ka çuar në shumë ide mbi formimin e tij. Një mundësi është që ai u formua nga dy komponente të një asteroidi binar që më vonë u bashkuan.

Lowry shton, “Gjetja se asteroidët nuk kanë përbërje homogjene ka shumë implikime të tjera, veçanërisht për procesin e formimit të asteroidëve binarë. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu gjatë punës në llogaritjen e rrezikut të përplasjes së asteroidëve me Tokën, ose në planifikimet e udhëtimeve të ardhshme për tek këto trupa të ngurtë.”

Kjo mundësi e re për të depërtuar në brendësinë e asteroidëve është një hap i rëndësishëm përpara, dhe mund të na ndihmojë të zgjidhim shumë sekrete të këtyre trupave misteriozë.

Shënime

[1] Përveç NTT, në këtë punim janë përdorur edhe matjet e ndriçimeve nga teleskopët në Observatorin në Palomar me Teleskopin 60 inç (California, USA), Table Mountain Observatory (California, USA), Steëard Observatory 60-inch Telescope (Arizona, USA), Steëard Observatory 90-inch Bok Telescope (Arizona, USA), 2-metre Liverpool Telescope (La Palma, Spain), 2.5-metre Isaac Neëton Telescope (La Palma, Spain) dhe Palomar Observatory 5-metre Hale Telescope (California, USA).

[2] Densiteti në brendësi varionte nga 1.75 deri në 2.85 gram për centimetër kub. Dy densitetet i përkasin dy pjesëve të veçanta të Itocaëa-s.

[3] Një shembull i vogël dhe i përafërt në lidhje me efektin YORP, nëse një tufë drite e relativisht e fuqishme do të binte në një helikë ajo ngadalë do të fillonte të rrotullohej për shkak të po këtij efekti.

[4] Lowry dhe kolegët ishin të parët që vëzhguan efektin në veprim në një asteroid të vogël të njohur si 2000 PH5 (tani njiher si 54509 YORP, shiko eso0711). Strukturat e ESO-s gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në fillimet e këtij studimi.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një publikim të quajtur “The Internal Structure of Asteroid (25143) Itokawa as Revealed by Detection of YORP Spin-up”, nga Lowry et al., për tu shfaqur në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Grupi përbëhet nga S.C Lowry (Centre for Astrophysics and Planetary Science, School of Physical Sciences (SEPnet), The University of Kent, UK), P.R. Weissman (Jet Propulsion Laboratory, California Institute of Technology, Pasadena, USA [JPL]), S.R. Duddy (Centre for Astrophysics and Planetary Science, School of Physical Sciences (SEPnet), The University of Kent, UK), B.Rozitis (Planetary and Space Sciences, Department of Physical Sciences, The Open University, Milton Keynes, UK), A. Fitzsimmons (Astrophysics Research Centre, University Belfast, Belfast, UK), S.F. Green (Planetary and Space Sciences, Department of Physical Sciences, The Open University, Milton Keynes, UK), M.D. Hicks (Jet Propulsion Laboratory, California Institute of Technology, Pasadena, USA), C. Snodgrass (Max Planck Institute for Solar System Research, Katlenburg-Lindau, Germany), S.D. Wolters (JPL), S.R. Chesley (JPL), J. Pittichová (JPL) dhe P. van Oers (Isaac Newton Group of Telescopes, Canary Islands, Spain).

ESO (Observatori Evropian i Jugut) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë mbi astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar ekskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri evropian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë me diametër 39 metra që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Stephen C. Lowry
The University of Kent
Canterbury, United Kingdom
Tel: +44 1227 823584
E-mail: s.c.lowry@kent.ac.uk

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Katie Scoggins
Press Officer, Corporate Communications Office, University of Kent
Canterbury, United Kingdom
Tel: +44 1227 823581
E-mail: K.Scoggins@kent.ac.uk

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1405.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1405sq
Emri:(25143) Itokawa
Tipi:• Solar System : Interplanetary Body : Asteroid
• X - Solar System
Facility:Hayabusa,New Technology Telescope
Science data:2014A&A...562A..48L

Fotografitë

Schematic view of asteroid (25143) Itokawa
Schematic view of asteroid (25143) Itokawa
vetëm në Anglisht
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
vetëm në Anglisht
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
vetëm në Anglisht
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
Asteroid (25143) Itokawa seen in close-up
vetëm në Anglisht

Videot

Artist’s impression of asteroid (25143) Itokawa
Artist’s impression of asteroid (25143) Itokawa
vetëm në Anglisht
Artist’s impression of asteroid (25143) Itokawa
Artist’s impression of asteroid (25143) Itokawa
vetëm në Anglisht

Shih dhe