eso8714sq — Publikim i Organizatës

Zgjidhni gjuhën tuaj:

Kontroll ndërkontinental në distancë: Duke vëzhguar me Teleskopët në La Silla nga Garching

29 Shtator 1987

ESO lajmëron për lidhjen me anën e sistemit të parë të kontrollit në distancë me teleskopët me bazë në tokë në kontinentin tjetër.

Që më 1 Korrik 1987, astronomët Evropianë mund të kryejnë vëzhgime astronomike me anën e një teeskopi në Observatorin e La Silla-s në Kili, ndërkohë që ndodhen në zyrat qendrore në Garching, Mynih. Kjo u bë e mundur nga një lidhje satelitore e dy kompjuterave midis zyrave të ESO-s në Evropë dhe Amerikës së Jugut.

Nga “Dhoma e Kontrollit në Distancë” në Garching, astronomët mund të kontrollojnë teleskopin e tyre nga një largësi prej 12 000 km, në observatorin e ESO-s në La Silla në shkretëtirën e Atacama-s, rreth 600 km në veri të Santiagos në Kili. Rezultatet e vëzhgimeve, p.sh. fotografitë ose spektrat, dërgohen mbrapa në po atë mënyrë në formë dixhitale. Astronomët mund t’i kontrollojnë menjëherë të dhënat dhe të vendosin se si ti vazhdojnë vëzhgimet në mënyrën më të mirë.

Sistemi aktualisht po punon me teleskopin 2.2 m. Në fillim të Tetorit ai do të instalohet edhe tek CAT 1.4 metra dhe më vonë tek teleskopët në La Silla. Parashikohet që gjithmonë e më shumë astronomët do të preferojnë të qëndrojnë në Evropë dhe të kryejnë vëzhgimet e tyre që nga Evropa, duke shmangur udhëtimet e gjata dhe të kushtueshme deri në Amerikën e Jugut.

Sistemi i kontrollit në distancë përfshin transferimin e imazheve televizive të fushës fokale të teleskopit, me qëllim që të pozicionohen saktësisht objektet të cilat do të vëzhgohen. Gjithashtu ka dhe lidhje zëri dhe teleteksti midis vëzhguesit në Evropë dhe asistentit të natës në Kili, i cili ndodhet atje në rast të një problemi teknik. Transferimi kompjuter në kompjuter kryhet me një shpejtësi prej 12000 baud (bit ose pulse për sekondë). Duhen rrreth 25 sekonda për të transferuar një fotografi televizive. Spektri i objekteve astronomike transmetohet në më pak se 4 minuta dhe një fotografi e plotë CCD me 164.000 elemente fotografike (320 x 512) piksela kërkon 7 minuta për tu transferuar.

Një avantazh i madh është planifikimi shumë komod i kohës së përdorimit të teleskopit si dhe rezervimet afatshkurtra. Programet e shkurtra të vëzhgimit të cilat nuk justifikojnë shpenzimet e udhëtimit në Kili, tanimë janë bërë të mundura. Mund të bëhet i realizueshëm edhe rikuperimi i kohës së humbur të vëzhgimit.

Në të ardhmen, Kjo linjë gjatë ditës mund të përdoret për komunikimet e tjera të ESO-s duke siguruar një bashkëpunim edhe më të afërt të zyrave qëndrore të ESO-s me observatorët në Kili.

Përdorimi i këtij sistemi po jep një eksperiencë me shumë vlerë për kontrollin në distancë të teleskopit tjetër të madh në La Silla, Teleskopit të Teknologjisë së Re (NTT), i cili do të bëhet aktiv rreth fundit të vitit 1988. Gjithashtu pritet që shumë nga vëzhgimet me Teleskopin Shumë të Madh (VLT) do të kryhen me kontroll në distancë nga Evropa. VLT do të përbëhet nga 4 teleskopë individualë me pasqyra me diametër prej 8 metrash, duke u barazuar me sipërfaqen e një teleskopi prej 16 metrash. Kur të përfundojë së ndërtuari, në fund të vitit 1990, ai do të jetë teleskopi më i madh optik në botë.

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard West
ESO
Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6276
E-mail: information@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso8714.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso8714sq
Legacy ID:PR 14/87
Emri:ESO HQ Garching, La Silla
Tipi:• X - Events

Fotografitë

Lidhja midis Garching-ut dhe a Silla-s
Lidhja midis Garching-ut dhe a Silla-s

Shih dhe