Shkencë me teleskopët e ESO-s
Teleskopët e ESO-s na japin të dhëna për shumë rezultate dhe përparime në astronomi, dhe na çojnë në një numër të madh publikimesh shkencore çdo vit. Astronomët përdorin këto observatorë modern për studimin e objekteve si brenda Sistemit Diellor deri tek skajet më të largëta të Universit.
Me 2 artikuj shkencorë të publikuar çdo ditë, observatorët e ESO-s janë në fakt strukturat më produktive në botë mbi astronominë e bazuar në tokë. Zbulimet më të shquara janë nxjerrë në shtyp si dhe në raportin vjetor të ESO-s.
Në këtë seksion ju do të gjeni dy shembuj të kërkimeve astronomike të bazuara në të dhënat e marra me teleskopët dhe instrumentet e ESO-s:
- Ekzoplanetët: Kërkimi për planetë jasht sistemit Diellor.
- Yjet shumë të vjetër: Përcaktimi i moshës së Universit.
- Një vrimë e zezë në qendër të Galaktikës sonë.
- Shpërthimet e Rrezeve Gama: Një nga fenomenet më energjetike në Univers.