Arkivi shkencor dhe Universi Dixhital

Arkivi shkencor

‘Science Archive Operation Group’ merr dhe rishpërndan të dhënat e ESO-s dhe HST-së dhe mundëson një arkiv të frontit të parë për përdoruesin.

Archive Operations RoomÇdo vit, nga arkivi i ESO-s shpërndahen rreth 12 Terabajt (TB) të dhëna për publikun, të cilat i përgjigjen rreth 10 000 kërkesave nga interneti. Shtojmë këtu se më shumë se 2 000 CD dhe DVD me të dhëna dërgohen çdo vit respektivisht tek kërkuesit kryesorë për shërbimet e kryera të bëra në emër të tyre (në mënyrën e shërbimit). Arkivi ka në total rreth 65 TB me një ritëm hyrjeje prej 15 TB në vit. Kjo shpejt do të rritet afërsisht me një faktor 10 prej ‘Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy’ (VISTA), e cila me kamerën e saj që detekton dritën pranë infra të kuqes do të prodhojë e vetme rreth 150 TB të dhëna në vit.

Serverat e databasës së ESO-s janë koordinuar midis Gjermanisë dhe Kilit. Teknologjia dhe kompleksiteti i tyre rivalizon serverat e ndërmarrjeve të mëdha tregtare siç janë komunitetet ndërkombëtare bankare.

Universi Dixhital

Hapat e mëdhenj në teknologjinë e teleskopëve, detektorëve dhe teknologjisë së kompjuterëve tani i mundësojnë kërkimeve astronomike për të prodhuar sasi të mëdha fotosh, spektrash, dhe katalogësh. Këto arkiva të dhënash mbulojnë qiellin në të gjitha gjatësitë e valëve nga rrezet gama dhe X, tek drita e dukshme dhe infra të kuqe e deri tek valët radio.

Astronomët tani po krijojnë metoda për të bërë një shkencë të re, duke i bërë këto sasi të mëdha të dhënash të lehta në përdorim. Këto teknika përdorin paradigmën GRID me llogaritje të shpërndarë, duke lejuar hyrje transparente të të dhënave ndërmjet ‘Observatorëve Virtualë’.

Kështu si observatorët fizikë me teleskopët e tyre, secili me instrumentet e tij të veçantë, një observator virtual përbëhet nga qendra të dhënash, secili me një koleksion të veçantë të dhënash astronomike, sistemet e programeve kompjuterike dhe aftësitë llogaritëse.

Kjo iniciativë globale e komuniteteve po zhvillohet në mbarë botën nën kujdesin e aleancës ‘International Virtual Observatory Alliance’ (IVOA) dhe në Evropë nga degët kryesore të projektit EURO-VO.

Observatorët Virtualë e kanë treguar tashmë efektivitetin e tyre, për shembull duke zbuluar 31 kuazarë të rinj, të zbehtë në dritën e dukshme në zonën (GOODS) ‘Great Observatories Origins Deep Survey’, duke katërfishuar numrin e mëparshëm. Kjo tregon se vëzhgimet e mëparshme të vrimave të zeza supergjigante e kishin nënvlerësuar numrin e tyre të paktën me një faktor 2, e ndofta deri tek një faktor 5 (ESO Press Release eso0418).