Shpërthimet e Rrezeve Gama

Një nga fenomenet më energjike në Univers

ESO ObservationsShpërthimet e rrezeve gama (GRBs) janë shpërthime me energji të lartë rrezesh gama që zgjasin nga më pak se 1 sekondë deri në disa minuta. Ato janë parë të ndodhin shumë larg nga Toka, afër limiteve të Universit të dukshëm.

VLT ka vëzhguar dritën më të largët e shpërthimit të rrezeve gama. Me një redshift prej 8.2, burimit të dritës i është dashur 13 miliard vjet për të ardhur tek ne. Ky shpërthim ndodhi atëherë kur Universi ishte vetëm 600 milion vjeçar, ose më pak se 5% të moshës së tij. Ajo mund të ketë çliruar 300 herë më shumë energji brenda disa sekondave sesa Dielli gjatë gjithë jetës së tij 10 miliard vjeçare. GRB-të janë kështu shpërthimet më të fuqishme në Univers pas Big Bang-ut. Shih botimin për shtyp të eso0917.

Kërkuesit janë munduar të zbulojnë natyrën e këtyre shpërthimeve për një kohë të gjatë. Vëzhgimet tregojnë se GRB-të janë të dy tipeve — Shpërthime që zgjasin vetëm pak sekonda dhe të gjata — dyshohet se janë dy tipe ngjarjesh kozmike që i shkaktojnë këto.

Në vitin 2003, astronomët duke përdorur teleskopët e ESO-s kanë luajtur një rol të madh në lidhjen e shpërthimeve gama që zgjasin disa minuta me shpërthimet e yjeve gjigantë, të njohur si ‘hypernovae’. Duke ndjekur për rreth një muaj evolucionin e dritës që pason nga shpërthimi, kanë demonstruar që kjo dritë ka karakteristika të ngjashme me atë të supernovës, të shkaktuar nga shpërthimi i një ylli gjigant në fundin e jetës së tij. Shih Botimin për shtyp të eso0318.

Në vitin 2005, teleskopët e ESO-s detektuan për herën e parë, dritën e dukshme që pasoi një shpërthim rrezesh gama të tipit të shkurtër në kohë. Duke ndjekur dritën për tre javë rresht, astronomët treguan se shpërthimet e shkurtra, ndryshe nga shpërthimet e gjata, nuk shkaktohen nga hypernovat. Mendohet që ato shkaktohen nga bashkimet e vrullshme të yjeve neutronikë ose vrimave të zeza. Shih botimin për shtyp eso0541.