Yjet shumë të vjetër

Përcaktimi i moshës së Universit

"Spektrat të përftuara të këtij ylli relativisht të dobët janë shumë të pastra – në të vërtetë të një kualiteti që deri pak kohësh i ishte ‘rezervuar’ vetëm yjeve që shiheshin me sy të lirë. Pavarësisht zbehtësisë së vijës spektrale të Uraniumit, ajo mund të matet me shumë saktësi"

Roger Cayrel, observatori i Parisit
ESO Observations

Astronomët e kanë përdorur ‘Very Large Telescope’ (VLT) për të kryer një matje të veçantë, e cila hap rrugën për një përcaktim të pavarur të moshës së Universit. Ata matën për herë të parë sasinë e radioaktivitetit të izotopit të uraniumit 238 në një yll që ka lindur atëherë kur ‘Rruga e Qumështit’, galaktika në të cilën ndodhemi, ishte akoma e re. Shih publikimin për shtyp eso0106.

Njësoj si datimi i karbonit në arkeologji, por për shkallë kohore shumë të gjata kjo ‘orë’ uraniumi mat moshën e yllit. Ajo tregon se një yll është 12.5 miliard vjeçar. Përderisa ylli nuk mund të jetë më i vjetër se Universi, Universi duhet të jetë më i vjetër se ylli. Kjo bie dakord me atë çfarë dimë nga kozmologjia, e cila na jep një moshë të Universit rreth 13.7 miliardë vjetësh. Ylli dhe Galaktika jonë, mund të jenë formuar shumë shpejt pas Big Bang-ut.

Një rezultat tjetër e shtyn teknologjinë që përdoret në astronomi, në limitet e saj dhe hedh dritë në kohët e hershme të Rrugës së Qumështit. Astronomët kryen matjen e parë të bërë ndonjëherë të pranisë së beriliumit në dy yje tek një grumbullim sferik. Me këtë, ata studiuan fazën e hershme ndërmjet formimit të yjeve të parë në Rrugën e Qumështit dhe të yjeve të parë të këtij grumbullimi sferik. Ata zbuluan se gjeneracioni i parë i yjeve në Rrugën e Qumështit duhet të jetë formuar shpejt pas epokës së errët 200 milion vjeçare që ka pasuar pas Big-Bang-ut. Shih publikimin për shtyp të eso0425.