Teleskopët dhe instrumentacioni

Siç është vendosur nga marrëveshja, ESO ka në zotërim pajisjet më të fundit për astronomët e Evropës, promovon dhe organizon bashkëpunime në kërkimet mbi astronominë. Sot ESO përdor disa nga strukturat vëzhguese më të avancuara dhe më të mëdha në botë në tre pika në Kilin e Veriut: La Silla, Paranal, Chajnantor. Këto janë zonat më të njohura në hemisferën jugore mbi vëzhgimet astronomike. Me aktivitetet e tjera si zhvillimi teknologjik, konferencat dhe projektet edukative, ESO luan një rol vendimtar në formimin e Zonës kërkimore Evropiane për Astronominë dhe Astrofizikën.

Instrumentacioni i Observatorit në Paranal

Very Large Telescope’ (VLT) i pozicionuar në Cerro Paranal, është vendi kryesor i ESO-s për vëzhgime në dritën e dukshme dhe infrakuqe. Katër teleskopët me diametër 8.2 metra janë secili në përdorim së bashku me një koleksion të madh instrumentesh.

Gjithashtu VLT ofron mundësinë e kombinimit të dritës nga të katërt UT-të duke punuar me to si një interferometër. ‘Very Large Telescope Interferometer’ (VLTI), bashkë me bashkësinë e instrumenteve të tij, na jep imazhe me qartësi të rendit të miliarksekondit të harkut si dhe astrometri me saktësi në rendin 10 mikro arksekond. Teleskopëve me pasqyrë 8.2 metra në rastin kur ato përdoren për interferometri, i shtohen dhe 4 ‘Auxiliary Telescopes’ (AT) me diametër prej 1.8m, me qëllim qe të përmirësojnë aftësinë e marrjes së imazheve si dhe të mundësojnë përdorimin e teleskopit gjatë gjithë natës dhe gjatë gjithë vitit.

Dy teleskopë për studime janë gjithashtu në punë tek Paranal, ‘VLT Survey Telescope’ (VST, 2.6-metra në diametër) për dritën e dukshme, dhe ‘Survey Telescope for Astronomy’ (VISTA, 4.1-metra në diametër) për dritën e dukshme dhe atë infrakuqe.

Mund të shihni VLT në Google Maps me foto nga publiku. Informacionin që ju duhet nëse doni të vizitoni vendet ku ndodhen teleskopët e ESO-s mund ta gjeni në një faqe të veçantë.

Observatori në La Silla

ESO ka në përdorim dy teleskopë të mëdhenj: teleskopin e ESO-s 3.6m, dhe ‘New Technology Telescope’ (NTT) në observatorin e La Silla-s. Ato janë pajisur me instrumentet e teknologjisë më të fundit të ndërtuara plotësisht nga ESO ose nga konsorcium të jashtëm, me kontribut kryesor nga ESO.

Mund të shihni La Silla në Google Maps me foto nga publiku. Informacionin që ju duhet nëse doni të vizitoni vendet ku ndodhen teleskopët e ESO-s mund ta gjeni në një faqe të veçantë.

 

APEX

APEX, ‘Atacama Pathfinder Experiment’, është një bashkëpunim midis ‘Max Planck Institut für Radioastronomie’ (MPIfR) me 50%, Onsala Space Observatory (OSO) me 23%, dhe nga ‘European Organisation for Astronomical Reseach in the Southern Hemiphere’ (ESO) me 27% për të ndërtuar dhe përdorur një prototip të modifikuar të antenës të ALMA-s si një parabolë e vetme në lartësinë 5100 metra mbi nivelin e detit në Llano Chajnantor. Teleskopi është furnizuar nga VERTEX ‘Antennentechnik in Duisburg’, në Gjermani. APEX ka një bashkësi instrumentesh si spektrometra heterodinë dhe kamera bolometrike me fushë pamje të gjerë që mund të punojnë në shumicën e kushteve atmosferike nga 0.2 deri në 1.4 mm. Teleskopi përdoret nga ESO.

Mund të shihni Chajnantor në Google Maps me foto nga publiku.

ALMA

Rrjeti i madh milimetrik/nënmilimetrik në Atacama, ose bashkëpunimi ndërkombëtar për ndërtimin e një teleskopi revolucionar për të studiuar universin pranë zonave malore të Andeve në Kili. ALMA do të përbëhet fillimisht nga 66 antena me precizion të lartë, të cilat punojnë në gjatësitë e valëve nga 0.32 to 3.6 mm. Rrjeti kryesor i saj do të përbëhet nga pesëdhjetë antena, secila me diametër prej 12 metrash, duke punuar së bashku si një teleskop i vetëm – një interferometër. Një rrjet kompakt shtesë i katër antenave 12 metra dhe 7 metrash do ta plotësojë këtë. Antenat e ALMA-s mund të pozicionohen në konfiguracione të ndryshme, ku maksimumi i distancës mund të variojë nga 150 metra deri në 16 kilometra, kjo do ti japë ALMA-s një variacion shumë të madh “zmadhimi”. Koordinuesi i ALMA-s, një kompjuter i specializuar, i cili kombinon informacionin e marrë nga antenat, do të llogarisë 16,000 milion-milion (1.6x1016) operacione në sekondë.

Ndërtimi i ALMA-s do të përfundojë në vitin 2013, por vëzhgimet e para shkencore me një pjesë të rrjetit të antenave do të fillojnë në vitin 2011. Projekti i ALMA-s është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ESO është partneri Evropian i ALMA-s.

Për më shumë informacion lutemi të lexoni faqen e ALMA-s. Informacionin që ju duhet nëse doni të vizitoni vendet ku ndodhen teleskopët e ESO-s mund ta gjeni në një faqe të veçantë.

E-ELT

ESO ka punuar së bashku me komunitetin e saj të astronomëve dhe astrofizikantëve Evropianë për të përcaktuar teleskopin e ri gjigand që nevojitet nga mesi i dekadës tjetër: Teleskopi Evropian Ekstremisht i Madh "the European Extremely Large Telescope" (E-ELT). E-ELT do të jetë teleskopi më i madh në botë, që do të studiojë dritën e dukshme dhe atë pranë infra të kuqes: syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit. Pasqyra shtrihet gati më shumë se gjysma e gjatësisë së një fushe futbolli.

Nisja e ndërtimit të E-ELT është planifikuar nga fundi i vitit 2013, me nisjen e punës me të në fillim të dekadës tjetër.

Vendndodhja e E-ELT do të jetë tek Cerro Armazones, 20 kilometra nga Paranal-i, vendi ku ndodhet VLT.

Me një pasqyrë primare prej 39 metrash dhe me konceptin e optikës adaptive, E-ELT mund të revolucionarizojë perceptimin tonë mbi Universin, njësoj si ndryshimi që solli teleskopi i Galileos, 400 vjet më parë, kur ai e drejtoi atë për herë të parë drejt qiellit.

Për më shumë informacion lutemi të lexoni faqen e E-ELT-së.

 

Për shkencëtarët