ALMA

Në kërkim për origjinën tonë kozmike

Artist impression of the Atacama large Millimetre ArrayLart në pllajën Chajnantor në Andet e Kilit, ‘European Southern Observatory (ESO), së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, po ndërton ALMA-n – një teleskop të fjalës së fundit me anën e të cilit do të studiohet drita e disa prej objekteve më të ftohtë në Univers. Drita do të ketë gjatësi vale rreth një milimetër, ndërmjet dritës infrakuqe dhe valëve radio, gjithashtu njihet dhe me termin rrezatim milimetrik dhe submilimetrik. Ky është projekti më i madh në fushën e astronomisë që ka ekzistuar ndonjëherë.

Çfarë është astronomia nënmilimetrike?

Drita në këto gjatësi vale ndriçon nga retë e mëdha në hapësirën ndëryjore, në temperatura vetëm disa të dhjetat e gradës mbi zeron absolute, dhe nga disa nga galaktikat më të reja dhe njëkohësisht më të largëta në Univers. Astronomët do ta përdorin këtë dritë për të studiuar kushtet kimike dhe fizike në retë molekulare – këto zona të dendura me gaz e pluhur, aty ku lindin yjet e rinj. Shpesh këto zona të Universit janë të errëta dhe të errëta kur shihen në dritën e dukshme, por ato ndriçojnë në pjesën milimetrike dhe submilimetrike të spektrit.

Pse ALMA duhet ndërtuar në Andet e larta?

Artist impression of the Atacama large Millimetre ArrayRrezatimi milimetrik dhe submilimetrik hap një dritare në Universin e ftohtë dhe enigmatik, por sinjalet nga hapësira thithen shumë nga avujt e ujit në atmosferën e Tokës. Teleskopët e këtij lloji duhet të ndërtohen në zona të ngritura dhe të thata, si pllaja në Chajnantor me lartësi 5000 metra mbi nivelin e detit, aty ku ndodhet observatori astronomik me lartësinë më të madhe në Tokë.

Me vendndodhje rreth 50 km në lindje të San Pedro-s të Atacama-s në Kilin e veriut, është një nga vendet më të thata në Tokë. Astronomët atje gjejnë kushte maksimale vëzhgimi, por atyre i duhet të punojnë në kushte shumë të vështira. Chajnantor-i është më shumë se 750 metra më lart se observatorët e Mauna Kea-s, dhe 2400 metra më lart se VLT në Cerro Paranal.

ALMA do të jetë një teleskop me një projekt revolucionar, ajo do të përbëhet nga 66 antena me saktësi të lartë, duke punuar në gjatësitë nga 0.3 në 9.6 mm të valëve të dritës. Pjesa kryesore e saj do të përbëhet nga 50 antena secila me diametër 12 metra, duke funksionuar si një teleskop i vetëm – një interferometër. Kësaj i shtohet një rrjet prej 4 antenash me diametër 12 metra dhe 12 antena të tjera me diametër 7 metra. Antenat mund të lëvizin nëpër shkretëtirë në distanca nga 150 metra në 16 kilometra, kjo i jep ALMA-s një ndryshueshmëri të madhe në zmadhim. Ajo do të jetë e aftë të kontrollojë Universin në gjatësitë e valëve milimetrike dhe submilimetrike me ndjeshmëri dhe rezolucion më të lartë se më parë. Ajo do të ketë një qartësi deri në 10 herë më të lartë se ‘Hubble Space Telescope’ duke plotësuar imazhet e marra nga Interferometri VLT.

ALMA është teleskopi më i fuqishëm për vëzhgimin e Universit të ftohtë – gazin molekular dhe pluhurin si dhe rrezatimin fosil të Big Bang-ut. ALMA do të studiojë materialin nga janë formuar yjet, sistemet planetare, galaktikat si dhe vetë jetën. Duke furnizuar shkencëtarët me foto të detajuara  të yjeve dhe planetëve që janë duke lindur në retë gazore pranë Sistemit tonë Diellor, duke zbuluar galaktikat në kufirin e Universit të vëzhgueshëm, të cilin ne e shohim siç ka qenë afërsisht 10 miliardë vjet më parë. Me informacionet e marra astronomët do të rishikojnë dhe njëherë pyetjet më thelbësore mbi origjinën tonë kozmike.

Ndërtimi i ALMA-s do të kompletohet në vitin 2012, por kërkimet shkencore me grupin e pjesshëm të antenave do të fillojë në vitin 2011.

Projekti ALMA është një partneritet ndërmjet, Evropës Japonisë dhe Amerikës së Veriut në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është themeluar në Evropë nga ESO, në Japoni nga Instituti Kombëtar i Shkencave Natyrore në bashkëpunim me Akademinë Sinica në Taivan dhe në Amerikën e Veriut nga U.S. ‘National Science Foundation’ në bashkëpunim me ‘National Research Council’ të Canadasë. Ndërtimi i ALMA-s si dhe përdorimi janë udhëhequr nga Evropa në emër të ESO, nga Japonia në emër të Observatorit Astronomik Kombëtar dhe në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori ndërkombëtar i Radio Astronomisë, i cili menaxhohet nga ‘Associated Universities, Inc’.

Për më shumë informacion lutemi të vizitoni faqen në web të ALMA-s ose faqen në internet të projektit ‘ESO ALMA’.

Më shumë foto dhe video janë të disopnueshme në arkivin multimedial të ESO-s.

“Në kërkim për Origjinën tonë kozmike” është një shfaqje frymëzuese, duke prezantuar ALMA-n projektin më të madh astronomik. Lexo më shumë tek: www.cosmicorigins.org.

Një paraqitje e shkurtër e ALMA-s.