The European Extremely Large Telescope

Syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit

Teleskopët shumë të mëdhenj janë konsideruar si një nga prioritetet më të mëdha në astronominë e bazuar në tokë. Ata do ta zgjerojnë shumë njohurinë mbi astrofizikën, duke mundësuar studime të detajuara të subjekteve, duke përfshirë planetët rreth yjeve të tjerë, objektet e parë në Univers, vrimat e zeza gjigante si dhe natyrën e shpërndarjen e lëndës dhe energjisë së errët të cilat dominojnë në Univers.

Artist impression of the E-ELTQë nga viti 2005 ESO ka punuar së bashku me komunitetin e tij Evropian të astronomëve dhe astrofizikanëve për të përcaktuar teleskopin e ri gjigant që nevojitet për dekadën e ardhshme. Më shumë se 100 astronomë nga të gjitha vendet Evropiane kanë marrë pjesë që nga viti 2006, duke ndihmuar zyrat projektuese të ESO-s për të prodhuar një koncept të ri, në të cilin performanca, kostoja, planifikimi dhe rreziku janë vlerësuar me kujdes.

I emëruar E-ELT që do të thotë: ‘European Extremely Large Telescope’, ky teleskop revolucionar që do të ndërtohet në tokë, do ta ketë diametrin e pasqyrës kryesore në kategorine e 40-metrave dhe do të jetë teleskopi optik dhe infrakuq, më i madh në botë: “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Me nisjen e punimeve të planifikuara në fillim të dekadës tjetër, E-ELT do të përballet me sfidat më të mëdha shkencore të kohëve tona. Ai do të shenjëstrojë një numër të konsiderueshëm të rejash, duke përfshirë gjetjen e planetëve të ngjashëm me Tokën rreth yjeve të tjerë në zonat e banueshme të tyre, vend ku jeta mund të ekzistojë – një nga objektet e shenjta të astronomisë vëzhguese. Ai gjithashtu do të kryejë ‘arkeologji yjore’ në galaktikat e afërta, si dhe do të kontribuojë në kozmologji duke matur yjet dhe galaktikat e para, duke vëzhguar natyrën e lëndës dhe energjisë së errët. Përveç kësaj, astronomët po planifikojnë dhe pyetjet për të papriturat – pyetjet e reja dhe të paparashikueshme që me siguri do të lindin nga zbulimet e bëra me E-ELT.

Kërkoni më shumë rreth këtij projekti mbresëlënës? Atëherë, lutemi të përdorni tabelën e mëposhtme:

Për të mësuar gati çdo gjë rreth këtij zhvillimi teknik kaq emocionues dhe të kërkuar, kërkoni faqet e projekteve të E-ELT-së.

Më shumë foto dhe video janë në dispozicion në arkivin multimedial të ESO-s.