Modeli i E-ELT-së

Artist impression of the E-ELTModeli aktual është ai i një teleskopi me një pasqyrë me diametër 39 metra, duke mbuluar një zonë të qiellit rreth 1/10 e Hënës së plotë. Vetëm pjesa optike ka një projektim përparimtar. Ajo bazohet në një skemë të re prej 5 pasqyrash të cilat japin imazhe me cilësi të jashtëzakonshme. Pasqyra kryesore përbëhet nga 800 segmente, secili segment është i gjerë 1.4 metra dhe vetëm 50 mm në trashësi. Në këtë projekt flitet për një pasqyrë dytësore prej 6 metrash në diametër, gati po aq e madhe sa dhe pasqyrat kryesore të teleskopëve më të mëdhenj që përdoren sot.

Pasqyra adaptuese janë vendosur në modelin optik të teleskopit për të kompensuar dridhjet e atmosferës në fotot e yjeve. Secila prej këtyre pasqyrave ka më shumë se 6000 pajisje lëvizëse të cilat mund të shtrembërojnë formën e pasqyrës një mijë herë në sekondë.

Teleskopi do të ketë disa instrumente shkencorë. Do të jetë e mundur të kalohet nga një instrument tek tjetri brenda pak minutave. Teleskopi dhe struktura e tij do të jenë të afta të ndryshojnë pozicionin e vëzhgimit në qiell dhe të nisin një vëzhgim të ri në një kohë shumë të shkurtër.

Aftësia për të parë përgjatë një brezi të gjerë gjatësish vale nga drita e dukshme deri tek mesi i infra të kuqes do ti lejojë shkencëtarëve shfrytëzimin e madhësisë së teleskopit në maksimum.

Mbrapa            Përpara