Dritarja Evropiane drejt Universit

Artist impression of the E-ELTESO ka marrë një eksperiencë të konsiderueshme nga ndërtimi dhe puna me teleskopët e mëdhenj në zona të largëta dhe të vetmuara. ‘Very Large Telescope’ i ESO-s është teleskopi optik më i avancuar në botë me bazë në tokë. Ai ka bërë të mundur shumë zbulime shkencore.

Këto njohuri speciale formojnë bazën me të cilën do të ndërtohet ‘Extremely Large Telescope’ për astronomët e Evropës. Projekti bazë u përfundua në fund të vitit 2006. Projekti final i kësaj strukture, një studim që ka kushtuar 57 milion Euro, tani është në rrugën e tij. Qëllimi është që të nisin punimet për ndërtimin e Observatorit E-ELT rreth vitit 2018. Përveç punës për projektin, më shumë se 30 institute shkencore dhe kompani të teknologjisë së lartë po studiojnë aspektet teknologjike të teleskopëve të mëdhenj me anën e ‘Framework Programme 6 ELT Design Study’ dhe ‘Framework Programme 7 E-ELT Preparation Project’ të financuara pjesërisht nga Komisioni Evropian. E-ELT është një projekt i teknologjisë së lartë shumë prestigjioz i nxitur nga nevoja shkencore, tek i cili përfshihen shumë zhvillime të reja. Ajo ofron mundësi të panumërta për aplikime dhe transferime të teknologjisë, Përveç kontratave për teknologjinë, ajo është një vitrinë mahnitëse e industrisë Evropiane.

E-ELT ka marrë tashmë një mbështetje të gjerë në komunitetin shkencor Evropian. Kjo sipërmarrje është projekti i vetëm për astronominë optike që është përfshirë në planin e veprimit Forumin e Strategjisë Evropiane në Infrastrukturën Kërkimore. Ajo gjithashtu duket shumë premtuese në ASTRONET ‘European Infrastructure Roadmap for Astronomy’.

Udhëheqësi Evropian i këtij projekti përparimtar padyshim do të rrisë profilin shkencor, teknologjik dhe industrial të Evropës.

Mbrapa            Përpara