Objektet e para në Univers

Artist impression of the E-ELTDuke depërtuar në objektet më të largëta në Univers, E-ELT do të na japë të dhëna për të kuptuar formimin e objekteve të parë: yjeve të hershëm, galaktikave të hershme, vrimave të zeza dhe të ngjashmëve të tyre. Studimet e objekteve ekstrem si vrimat e zeza do të përfitojnë nga fuqia e E-ELT për të marrë më shumë dije mbi fenomenet që varen nga koha dhe proceset që lidhen me to, rreth objekteve kompakte.

E-ELT është dizenjuar për studime të detajuara të galaktikave të para si dhe të studiojë evolucionin e tyre përgjatë kohës kozmike. Vëzhgimet e këtyre galaktikave të hershme me E-ELT do të na japin të dhëna se si këto objekte janë formuar dhe si evoluojnë. E-ELT do të jetë një instrument unik për inventarizimin e elementeve përmbajtja e të cilëve ndryshon me kalimin e kohës si dhe në kuptimin historisë së formimit të yjeve në galaktika.

Një nga synimet më emocionuese të E-ELT-së është mundësia e matjes direkte të përshpejtimit të zgjerimit të Universit. Kjo matje do të ketë një ndikim të madh në kuptimin tonë mbi Universin. E-ELT do të kërkojë gjithashtu për ndryshimet e konstanteve kryesore fizike me kohën. Një ripërcaktim i këtyre konstanteve do të na ndryshonte shumë botëkuptimin tonë mbi ligjet kryesore të fizikës.

Mbrapa            Përpara