Duke përgatitur një revolucion

Astronomia po përjeton një epokë të artë. Dekadat e kaluara kanë sjellë zbulime mahnitëse të cilat kanë emocionuar njerëz nga të gjitha kategoritë e jetës, nga planetët e parë që orbitonin tek yjet e tjerë e deri tek Universi në zgjerim, i dominuar nga lënda dhe energjia e errët akoma enigmatike.

Artist impression of the E-ELTEvropa është në krye të të gjitha degëve të astronomisë bashkëkohore, në sajë të objekteve të teknologjisë së fundit me bazë në tokë në përdorim të ESO-s, organizata ndërkombëtare më e shquar mbi shkencën dhe teknologjinë në astronomi. Sfida është që të forcojë këtë pozicion për të ardhmen. Kjo do të arrihet me një koncept të ri teleskopi të vendosur në tokë, ‘European Extremely Large Telescope’ (E-ELT), me një efektshmëri, e cila është shumë herë më e mirë se strukturat ekzistuese. Një teleskop i tillë, mund të revolucionarizojë perceptimin tonë mbi Universin, po ashtu si teleskopi i Galileos 400 vjet më parë.

Teleskopi i kategorisë 40-metra: “European Extremely Large Telescope (E-ELT)”, po kalon në një fazë projektimi shumë të detajuar. Miratimi i nisjes së punimeve pritet të jepet në vitin 2011, ndërsa nisja e punimeve planifikohet në fillim të dekadës tjetër.

‘Syri’ i teleskopit do të jetë një diametër të paktën sa gjysma e gjatësisë së një fushe futbolli dhe do të mbledhë 15 herë më shumë dritë se teleskopi më i madh që përdoret sot. Teleskopi ka një dizenjim të ri me 5 pasqyra ku përfshihet optika adaptive e avancuar që do të korrigjojë dridhjet atmosferike. Ky teleskop do të ketë një rezolucion 15 herë më të madh se ‘Hubble Space Telescope’. Pasqyra kryesore do të përbëhet nga 1000 segmente hekzagonale.

 

Mbrapa            Përpara