A jemi Vetëm?

ELT do të dërgojë astronominë një hap përpara. Si një teleskop i klasit të 40-metrave dhe me optikën adaptuese të montuar në të, ELT do të kryesojë në shumë zbulime të reja.

Artist impression of the ELTELT mund të përdoret për kërkimin e planetëve jashtë Sistemit Diellor – planetë që orbitojnë në yjet e tjerë. Kjo do të përfshijë jo vetëm zbulimin e planetëve me madhësinë e Tokës me anën e matjeve indirekte nga luhatjet e yjeve për shkak të pranisë së planetëve rreth tyre, por gjithashtu me vëzhgimin e drejtpërdrejtë të planetëve më të mëdhenj dhe mundësisht edhe duke marrë informacion rreth atmosferës së tyre.

Përveç kësaj, bashkësia e instrumenteve të ELT-së do ti lejojë astronomët të hetojnë fazat e para të formimit të sistemeve planetare dhe të zbulojë ujë dhe molekula organike në disqet protoplanetare rreth yjeve në fazën e formimit të yjeve. Kështu, ELT do ti përgjigjet pyetjeve thelbësore që kanë të bëjnë me formimin dhe evolucionin e planetëve dhe do të na dërgojë një hap më afër përgjigjes: a jemi vetëm? Përveç interesit të dukshëm shkencor, kjo do të përfaqësojë një arritje për njerëzimin.