Objektet e para në Univers

Artist impression of the ELTDuke depërtuar në objektet më të largëta në Univers, ELT do të na japë të dhëna për të kuptuar formimin e objekteve të parë: yjeve të hershëm, galaktikave të hershme, vrimave të zeza dhe të ngjashmëve të tyre. Studimet e objekteve ekstrem si vrimat e zeza do të përfitojnë nga fuqia e ELT për të marrë më shumë dije mbi fenomenet që varen nga koha dhe proceset që lidhen me to, rreth objekteve kompakte.

ELT është dizenjuar për studime të detajuara të galaktikave të para si dhe të studiojë evolucionin e tyre përgjatë kohës kozmike. Vëzhgimet e këtyre galaktikave të hershme me ELT do të na japin të dhëna se si këto objekte janë formuar dhe si evoluojnë. ELT do të jetë një instrument unik për inventarizimin e elementeve përmbajtja e të cilëve ndryshon me kalimin e kohës si dhe në kuptimin historisë së formimit të yjeve në galaktika.

Një nga synimet më emocionuese të ELT-së është mundësia e matjes direkte të përshpejtimit të zgjerimit të Universit. Kjo matje do të ketë një ndikim të madh në kuptimin tonë mbi Universin. ELT do të kërkojë gjithashtu për ndryshimet e konstanteve kryesore fizike me kohën. Një ripërcaktim i këtyre konstanteve do të na ndryshonte shumë botëkuptimin tonë mbi ligjet kryesore të fizikës.