La Silla

Observatori i parë i ESO-s

La Silla

Observatori La Silla, 600 km në veri të ‘Santiago de Chile’ në një lartësi prej 2400 metrash, ka qenë një mbajtës i fortë i ESO-s që nga viti 1960. Këtu, ESO ka në përdorim disa nga teleskopët me nga 4 metra nga më produktivët në botë.

Teleskopi 3.5 metra ‘New Technology Telescope’ (NTT), ka hapur rrugë të re në inxhinieri dhe projektim dhe ka qenë i pari në botë i cili ka patur një pasqyrë kryesore të kontrolluar nga kompjuteri (optikë adaptive), një teknologji e zhvilluar tek ESO dhe që tani zbatohet në shumicën e teleskopëve më të mëdhenj të botës.

Teleskopi i ESO-s me pasqyrë kryesore prej 3.6 metrash në diametër është tani vendi ku ndodhet gjuetari më i famshëm në botë për planetët që ndodhen jasht sistemit diellor: HARPS (High Accuracy Radial velocity Planet Searcher), një spektrograf me një precizion të paarritshëm.

La SillaObservatori La Silla është teleskopi i parë në rang botëror, i cili ka marrë një çertifikatë nga ‘International Organization for Standardization’ (ISO) 9001 Quality Management System’. Infrastruktura e La Silla-s përdoret gjithashtu nga shumë prej antarëve të ESO-s për projekte me objektiva preçiz siç është teleskopi Zviceran ‘Euler’ 1.2-metra, Rapid-Eye Mount (REM), dhe gjuetari i rrezeve gama ‘TAROT’, si dhe objektet më shumë të njohura si teleskopi MPG/ESO 2.2-metra dhe teleskopët Danez me diametër 1.54 metra. Fotografuesi me fushë të gjerë pamje prej 67 milion pikselash tek teleskopi 2.2 metra ka marrë shumë pamje mahnitëse të objekteve qiellore, disa nga të cilat janë bërë ikona me të drejtën e tyre.

Me rreth 300 publikime në vit, të pranuara nga revista të specializuara, La Silla mbetet në krye të astronomisë. La Silla ka çuar në një numër të madh zbulimesh shkencore, duke përfshirë edhe disa tipe të reja zbulimesh. Spektrografi ‘HARPS’ është një kampion i pa diskutueshëm në gjetjen e planetëve jasht sistemit diellor me masë të vogël. Ai detektoi sistemin rreth Gliese 581, i cili përmban planetin e parë të ngurtë të zbuluar, në zonën e banueshme, jasht Sistemit Diellor: (eso0722). Disa teleskopë tek La Silla  luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjen e shpërthimeve të rrezeve gama – shpërthimet më energjike në Univers që nga Big Bang-u – me shpërthimet e yjeve masivë. Që nga 1987, Observatori La Silla i ESO-s ka luajtur një rol të rëndësishëm në studimin si dhe në ndjekjen e ngjarjeve tek supernova më e afërt dhe kohëve të fundit, SN 1987 A.

Observatori La Silla është lokalizuar në pjesën anësore të shkretëtirës Kileane, Atacama, një nga zonat më të thata dhe më të veçuara në botë. Si observatorët e tjerë në këtë zonë, La Silla lokalizohet larg nga burimet e dritës të cilat ndotin qiellin e errët të natës, ashtu si Observatori Paranal, shtëpia e ‘Very Large Telescope’, ai ka netët më të errëta në Tokë.

Detaje të tjera rreth instrumenteve në përdorim tek La Silla janë në dispozicion në një faqe të ndarë dhe nëpërmjet faqes ‘Science Instrumentation’.

Shumë foto dhe video janë në dispozicion në arkivin multimedial të ESO-s.

 


Trailer i La Silla-s

La Silla në hartën e Google-s