ann13099-sq — Lajmërim
Gati për të nisur puna mbi ndërtimin e E-ELT-së
Kontrata fituese për ndërtimin e rrugës dhe sheshimin e majës së Cerro Armazones
10 Dhjetor 2013
Në ceremoninë e mbajtur tek zyrat Vitacura të ESO-s në Santiago më 9 Dhjetor 2013 Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s, Tim de Zeeuw, dhe përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë Kiliane ICAFAL Ingeniería y Construcción S.A., firmosën një kontratë për ndërtimin e një rruge që të çon në majën e Cerro Armazones, nivelimin e majës së malit si dhe disa punime ndwrtimi shtesë. Ceremonia u mbajt gjithashtu nga përfaqësuesit e grupit të projektit të ESO-s.
Cerro Armazones do të jetë vendi i Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT). Maja e lartë prej 3000 metrash që ndodhet rreth 20 kilometra nga Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e veriut.
Puna e specifikuar në kontratë do të fillojë në Mars të vitit 2014 dhe parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj. Ajo përfshin shtrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së shtruar, ndërtimin e platformës në majën e malit si dhe ndërtimin e një llogoreje shërbimi. Punimet e ndërtimit do ti hapin rrugën punimeve të ardhshme për ndërtimin e teleskopit gjigand.
Nisja e punës me teleskopin është planifikuar në fillim të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, atëherë kur E-ELT do të fillojë të merret me sfidat më të mëdha të kohës sonë në degën e astronomisë. Ai do të jetë teleskopi më i madh optik dhe pranë infra të kuqes në botë: “syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit”.
Lidhje
rreth Lajmërimit
Id: | ann13099 |