Fotografi nga VLT e ekzoplanetit HD 95086 b
Kjo fotografi nga Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s tregon planetin e ri të zbuluar HD95086 b, pranë yllit të tij. Vëzhgimet u kryen duke përdorur instrumentin e optikës adaptive, NACO, tek VLT në dritën infra të kuqe, si dhe duke përdorur një teknikë të quajtur fotografim me diferencim, e cila përmirëson kontrastin e planetit me yllin verbues. Gjatë përpunimit të fotografisë pamja e yllit është hequr dhe është zëvendësuar me një shenjë me qëllim që të përmirësohej imazhi i ekzoplanetit të errët. Ekzoplaneti ndodhet poshtë majtas.
Rrethi blu ka përmasat e orbitës së Neptunit.
Ylli HD 95086 ka veçoritë e yllit Beta Pictoris dhe HR 8799 rreth të cilëve janë fotografuar më parë planetë gjigandë me largësi nga ylli qëndror ndërmjet 8 dhe 68 njësish astronomike. Këto yje janë të gjithë të rinj, shumë më të mëdhenj se Dielli jonë, dhe të rrethuar nga një disk gazesh, pluhuri e gurësh.
Të drejtat:ESO/J. Rameau
Rreth fotografisë
Id: | eso1324a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Vëzhgim |
Data e Publikimit: | Qer 3, 2013, 12:00 CEST |
Publikime të ngjashme: | eso1324 |
Përmasat: | 1632 x 1280 px |
Rreth objektit
Emri: | HD 95086 b |
Tipi: | Milky Way : Star : Circumstellar Material : Planetary System |
Formate Fotografish
Wallpaper
Ngjyra & filtera
Banda | Teleskopi |
---|---|
Infra të kuqe | Very Large Telescope NACO |