potw1345-sq — Foto e Javës
Pamje panoramike e ALMA-s së bashku me mjegullnajën Carina
11 Nëntor 2013: Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi mori këtë pamje panoramike të antenave të Rrjetit të Madh milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) në një natë të kthjellët në pllajën Chajnantor, në Andet e Kilit. Njolla e kuqe që mbizotëron në të majtë të fotografisë është Mjegullnaja Carina. Ajo shtrihet në konstelacionin Carina, rreth 7500 vjet-dritë larg tokës. Kjo re e ndritshme gazi dhe pluhuri është nga mjegullnajat më të ndritshme në qiell dhe përmban disa nga yjet më masiv të njohur të rrugës së Qumështit, ashtu siç është Eta Carinae. Për disa fotografi të bëra kohët e fundit të Mjegullnajës Carina nga ESO, shihni eso1208, eso1145, dhe eso1031. ALMA një projekt ndërkombëtar për astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe punimet e ALMA-s i janë besuar Evropës nga ESO, i janë besuar Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar ...