potw0933-sq — Foto e Javës
Orioni mbi VLT
24 Gusht 2009: Në këtë pamje të mrekullueshme, të paparë ndonjëherë, ndodhet gjahtari i madh i Orionit mbi VLT-në e ESO-s. Meqë VLT është në hemisferën e jugut, Orioni duket i varur me kokë poshtë, në drejtim të shkretëtirës kiliane Atacama. Atë natë, të 4 njësitë gjigande të teleskopëve të VLT-së prej 8.2 metrash ishin të kthyer për nga qielli për të ndihmuar astronomët në kërkimet e tyre për të kuptuar Universin. Fasha e Rrugës së Qumështit, kryqëzohet nga rrugicat plot kontrast të pluhurit të errët. Ajo shtrihet mbi Njësinë e Teleskopit 3 (Melipal) të VLT-së, me yllin e ndritshëm Kapela, i cili vezullon pikërisht sipër teleskopit. Lart dhe në të majtë, brezi dhe shpata e Orionit, të cilat ndodhen në Mjegullnajën e Orionit. Ato shtrihen midis yllit blu Rigel dhe atij portokalli Betelgjëzës. Mjegullnaja e kuqe, Rozetë duket në pjesën e mesit të Rrugës së Qumështit, ndërkohë që Siriusi, ylli më i ...