potw0802-sq — Foto e Javës
Kuarteti i Robertit
14 Janar 2008: Kuarteti i Robertit është një familje prej 4 galaktikash shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, të lokalizuara në një distancë rreth 160 milionë vjet-dritë larg nesh, afër qendrës së yjësisë së jugut Feniksit. Anëtarët e tij janë NGC 87, NGC 88, NGC 89 dhe NGC 92, të zbuluara nga John Herschel në vitin 1830. NGC 87, lart djathtas, është një galaktikë e parregullt e ngjashme me satelitët e Rrugës së Qumështit, Retë e Magelanit. NGC 88, në qendër, është një galaktikë spirale me një mbulesë të jashtme të shpërndarë, ndoshta shumica e përbërë nga gazi. NGC 89, në mes poshtë, është një galaktikë tjetër spirale me dy krahë të mëdhenj spiralë. Anëtari më i madh i sistemit, NGC 92, nga e majta, është një galaktikë spirale “Sa” me një formë të pazakontë. Një nga krahët e saj, i gjatë rreth 100,000 vite-dritë, është shtrembëruar nga bashkëveprimet dhe përmban sasi të mëdha ...