"Wings for Science" (Krahë për shkencën) fluturon mbi Paranal
Kjo pamje e rrallë ajrore e Observatorit të Paranal-it u mor në Dhjetor 2012 nga Clémentine Bacri dhe, Adrien Normier, të cilët po fluturonin me një aeroplan ekologjik special ultra të lehtë [1] në një udhëtim 1-vjeçar rreth botës. Kjo pamje tregon bukurinë natyrale të panoramës si dhe shtëpinë e largët të konstruksionit më të mirë për astronominë, Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s, me katër njësitë e pavarura të tij secila me diametër 8 metra, i cili ndodhet në majën e Cerro Paranal-it.
ESO aktualisht ka një partneritet me ORA me projektin “Wings for Science” një iniciativë jo fitimprurëse e cila i ofron mbështetje ajrore organizatave kërkimore publike. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit “Wings for Science” kryen dhe një fluturim mbi observatorët e Kilit të Veriut, krahas vendeve të tjera, përpara se ata të linin Amerikën e Jugut dhe të kërcenin për në Australi. Gjatë udhëtimit të tyre, ata ndihmuan shkencëtarët duke i dhënë një mundësi ajrore që varion nga marrja e mostrave të ajrit e deri tek arkeologjia, vrojtimet mbi biodiversitetin si dhe modelimin e terrenit në 3D.
Filmimet e shkurtra dhe fotografitë e mrekullueshme që janë prodhuar gjatë fluturimeve janë përdorur për qëllime edukative dhe për reklamimin e kërkimeve lokale. Fluturimi i tyre nisi në Qershor 2012 dhe mbaroi në Qershor 2013 me një zbritje në Paris në një shfaqje ajrore më 17 Qershor 2013.
Shënime
[1] Avioni ultra i lehtë është një fitues i çmimit të NASA-s një “Pipistrel Virus SW 80” që përdor vetëm 7 litra karburant për 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.
Lidhje
"Wings for Science" (Krahë për shkencën)
Të drejtat:Clem & Adri Bacri-Normier (wingsforscience.com)/ESO
Rreth fotografisë
Id: | potw1328a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Fotografik |
Data e Publikimit: | Kor 15, 2013, 10:00 CEST |
Përmasat: | 4464 x 3016 px |
Rreth objektit
Emri: | Very Large Telescope, Wings for Science |
Tipi: | Unspecified : Technology : Observatory |
Formate Fotografish
Wallpaper