La Silla
Observatori i parë i ESO-s
Observatori La Silla, 600 km në veri të ‘Santiago de Chile’ në një lartësi prej 2400 metrash, ka qenë një mbajtës i fortë i ESO-s që nga viti 1960. Këtu, ESO ka në përdorim disa nga teleskopët me nga 4 metra nga më produktivët në botë. Teleskopi 3.5 metra ‘New Technology Telescope’ (NTT), ka hapur rrugë të re në inxhinieri dhe projektim dhe ka qenë i pari në botë i cili ka patur një pasqyrë kryesore të kontrolluar nga kompjuteri (optikë adaptive), një teknologji e zhvilluar tek ESO dhe që tani zbatohet në shumicën e teleskopëve më të mëdhenj të botës. Teleskopi i ESO-s me pasqyrë kryesore prej 3.6 metrash në diametër është tani vendi ku ndodhet gjuetari më i famshëm në botë për planetët që ndodhen jasht sistemit diellor: HARPS (High Accuracy Radial velocity Planet Searcher), një spektrograf me një precizion të paarritshëm.
Infrastruktura e La Silla-s përdoret gjithashtu nga shumë prej antarëve të ESO-s për projekte me objektiva preçiz siç është teleskopi Zviceran ‘Leonhard Euler’ 1.2-metra, Rapid-Eye Mount (REM), dhe gjuetari i rrezeve gama ‘TAROT’, si dhe objektet më shumë të njohura si teleskopi MPG/ESO 2.2-metra dhe teleskopët Danez me diametër 1.54 metra. Fotografuesi me fushë të gjerë pamje prej 67 milion pikselash tek teleskopi 2.2 metra ka marrë shumë pamje mahnitëse të objekteve qiellore, disa nga të cilat janë bërë ikona me të drejtën e tyre. Një tur në observatorin La Silla
Vizito Observatorin e Paranal-it
Shkencë me teleskopët tek La SIlla
Më shumë rreth shkencës tek La Silla
Më shumë rreth Observatirit La Silla
|
Përmbledhje nga La SillaShkarko përmbledhjen nga Arkivi i Video-ve.
A e dini?
Qiejt mbi zonat e ESO-s në Kili janë aq të errët në një natë të qartë pa Hënë sa është e mundur të shihni hijen tuaj të krijuar vetëm nga drita e Rrugës së Qumështit.
La Silla LA Silla në hartën e Google-s |