Një pamje në 3D nga vëzhgimet me ALMA-n mbi rrjedhjet e gazeve tek NGC 253
Kjo video në 3D nga vëzhgimet me ALMA-n të rrjedhjeve nga NGC 253 të monoksidit të karbonit në galaktikën e afërt aktive në formimin e yjeve të rinj NGC 253 (Galaktika e Skulptorit). Aksi vertikal tregon shpejtësinë ndërsa aksi horizontal këndet e ndryshme përgjatë pjesës qëdrore të galaktikës ndërkohë që pika e shikimit rrotullohet. Ngjyrat përfaqsojnë intensitetin e nxjerrjes së gazit të zbuluara nga ALMA, ato me ngjyrë rozë janë rrjedhjet më të mëdha dhe ato me ngjyrë të kuqe më të vogla.
Këto të dhëna janë përdorur për të parë që sasi të mëdha gazi të ftohtë janë duke u nxjerrë nga pjesët qëndrore të galaktikës. Kjo do ta bëjë më të vështirë formimin e yjeve të gjeneratave të ardhshme.
Të drejtat:ALMA (ESO/NAOJ/NRAO)/Erik Rosolowsky